LIVE/ Të shtëna në darkën e Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti largohet me urgjencë. Një agjent sekret në spital, arrestohet autori Pas takimit të shumëpritur me Rodrigo Duterten, Donald Trump deklaroi se kishte “një marrëdhënie të shkëlqyer” me homologun filipinas, por nuk është e qartë nëse i përmendi çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut, pavarësisht apeleve të shumta për ta bërë një gjë të tillë.
Administrata e mëparshme amerikane e kishte ngritur zërin kundër Dutertes dhe luftës së tij të egër ndaj drogës, që ka marrë deri tani 4.000 jetë njerëzish. Njeriu që ka shkaktuar mjaft polemika nëpër botë e përshëndeti shefin e Shtëpisë së Bardhë me një këngë vendase.
Kreu i shtetit filipinas mori mikrofonin për të kënduar bashkë me divën filipinase, Pilita Corrales, këngën “Ikaw”, apo “Ti”, që nis me këto fjalë: Ti je drita e botës sime, gjysma e kësaj zemre.
Shtetet e Bashkuara dhe ish-kolonia e tyre kanë qenë aleate strategjike që prej Luftës së Dytë Botërore. Por, marrëdhëniet mes tyre u tensionuan nga shpërthimet antiamerikane të Dutertes dhe entuziazmi i tij për lidhje më të mira me Rusinë dhe Kinën.
Trump ka mbërritur thuajse në fundin e turneut të tij të gjatë aziatik, i cili e ka çuar tashmë në Japoni, Korenë e Jugut, Kinë e Vietnam. Ndalesa në Manila për të, megjithatë, nuk ishte e gjitha rozë, sepse për dy ditë rresht, të dielën e të hënën, njerëzit zbritën në rrugët e kryeqytetit filipinas për të kundërshtuar praninë e tij, me pankarta ku shkruhej “Shko në shtëpi” apo “Ndalojeni Trump terroristin”.
https://www.youtube.com/watch?v=lBoMsLSP55s
Top Channel