Një seri të shtënash me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjien Eksarqia, në kryeqytetin helen.

Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen, por dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar se të shtënat kanë qenë nga armë automatike.

Vlen të përmendet se ngjarja e sotme vjen vetëm një javë mbas sulmit të armatosur në të njëjtën zonë të Athinës, ku një anëtar i celulave anarkiste qëlloi me Kallashnikov kundër zyrave të PASOK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA