Kujdes nga patatja!

02/11/2017 11:25

Të konsumoni patate apo patatina rrit rrezikun e tensionit të lartë, thotë një studim i ri.

Katër apo më shumë racione në javë të patateve, të pjekura, të ziera apo të skuqura lidhet me rritjen me 11 % të rrezikut krahasuar me më pak se një racion në muaj tek femrat.

Studimi tregon gjithashtu se burrat dhe gratë që konsumojnë 4 ose më shumë racione në javë të patateve të skuqura kanë janë 17% më shumë të rrezikuar nga tensioni i lartë.

Por patatet krokante nuk kanë efekte, thotë studimi i botuar në British Medical Journal. Shkencëtarët kanë vënë re se zëvendësimi i një racioni ditor patate me një racion perimesh pa amidon, ul me 7% rrezikun e tensionit të gjakut.

Faji për këtë është Indeksi i glicemisë së lartë tek patatet, pasi lëshon energji më shpejt e për pasojë rrit sheqerin në gjak më shpejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA