Qëndrimi ose jo i Visho Ajazi Likës në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror u vu në mëdyshje që pas zgjedhjes së Ilir Metës si President i vendit.
Kështu deklaroi në Top Story-n e kësaj të mërkure ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.
“Pas ardhjes së Metës President, ai (Visho Ajazi Lika) është bërë vulnerabël, sepse ai ka përgjuar Ramën e Metën me ndërhyrjen e të tjerëve”, deklaroi Klosi.
Klosi lë të kuptohet se Ilir Meta nuk ka shprehur mbështetjen për Visho Ajazin, por ka luajtur rolin e tij si kreu i shtetit.
“Presidenti ka luajtur rolin e tij normal, përsa kohë nuk i ka dorëzuar njeri dorëheqjen, nuk ja ka kërkuar njeriu. Ka qenë një sjellje korrekte”, tha ai.
Ish-kreu i SHISH, Bujar Rama thotë se përfshirja e politikës tek shërbimet sekrete është e pashmangshme.
“Shërbimet janë shkarkesë për politikën. Shërbimi më së fundmi është bërë modern me infrastrukturë bashkëkohore dhe në një garë me politikën në një farë mënyre. Për këtë kanë merita të mëdha të gjithë drejtuesit”, thotë Rama.
Ndërkohë, Arjan Vasjari thotë se politika ka përdorur shërbimet sekrete për instrumentet që ka për të mbajtur pushtetin, ndërsa Agron Gjekmarkaj vlerëson si periudhën më të errët të këtij periudhën nga 1992 deri në vitin 2007.
Top Channel