Mike dhe Jessica Shisler, nga Baltimora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vit pas martesës vendosën që të jetonin në një furgon.

Çifti ka që nga muaji prill që udhëton dhe ka në plan që deri në fund të verës së ardhshme të vizitojë çdo shtet amerikan. Ideja e çmendur i lindi gjatë një udhëtimi turistik, kur panë një furgon në shitje anës rrugës.

Bashkëshortët aventurierë janë aktualisht në Florida. Ata kanë kaluar në 38 shtete amerikane dhe çdo udhëtim e dokumentojnë në faqen e tyre në internet.

“Na pëlqen ideja që kudo që shkojmë, jemi në shtëpinë tonë. Çdo ditë është një aventurë e re dhe një eksperiencë e re. Na pëlqen gjithashtu edhe liria ekonomike, pasi nuk kemi pse paguajmë kredi për shtëpi dhe nuk kemi pse të punojmë 40 orë në javë”, thotë Jessica.

Çifti punon gjatë kohës që udhëton me furgon. Mike është arkitekt dhe bën punë “part time”, ndërsa Jessica është shkencëtare dhe përkthen informacione teknike për konsum të gjerë.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA