Thaçi falenderon Lunaçek: Zë i sinqertë në Bruksel

30/10/2017 12:29

“Keni qenë zë i Kosovës në Bruksel dhe i Brukselit në Kosovë. Një zë i sinqertë dhe konstruktiv”, është shprehur Thaçi në takim me eurodeputeten Ulrike Lunaçek.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur të hënën eurodeputeten Ulrike Lunaçek në takimin e saj të fundit si raportuese për Kosovën, ku ndër të tjera e ka falënderuar eurodeputeten Lunaçek për përkushtimin e sinqertë për Kosovën, shkruan Indeksonline.

“MSA dhe agjenda e reformave evropiane janë udhërrëfyes për perspektivën evropiane të Kosovës”, raportohet të ketë thënë Lunaçek.

Gjatë takimit Thaçi u shpreh se Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj drejt konsolidimit të shtetit, duke përfshirë së fundmi edhe organizimin e mirë të zgjedhjeve dhe integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veriun e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA