Roma ka arritur një tjetër fitore minimale në Serie A, duke siguruar 3 pikët e radhës, këtë herë ndaj Bologna-s.
Skuadra e Di Francescos është treguar “cinike” në maksimum, duke mposhtur me radhë Torinon, Crotonen dhe Bologna-n, të 3-ja me rezultatin minimal 1-0 dhe duke shtuar 9 pikë të tjera në renditjen e saj.
Në takimin e sotëm ndaj Bologna-ss së Donnadonit, vendimtar ishte një gol spektakolar i shënuar nga El Sharaëi në pjesën e parë, që në fund pati vlerën e 3 pikëve për verdhekuqtë.
Duhet theksuar se skuadra kryeqytetase ka krijuar stabilitet në fushë, duke u mbrojtur mjaft mirë dhe menaxhuar rezultatin në mënyrë perfekte.
Roma shkon në kuotën e 24 pikëve, pas 10 takimesh të luajtura, duke qenë vetëm 4 pikë më pak se Napoli kryesues.
Top Channel