Toyota, pak para hapjes së Sallonit të Tokios, ka prezantuar makinën e re elektrike.

Me vetëm dy sedilje, Concept-i RIDE do të ketë sensorë që kuptojnë humorin e shoferit dhe analizon aktivitetin në rrjetet sociale për të kuptuar preferencat e atij që e drejton.

“Agjenti” i mjetit, duke marrë këto të dhëna, mund të rregullojë ndriçimin brenda makinës dhe aromën, duke u munduar që shoferi të ketë një udhëtim sa më të qetë.

Kjo makinë pritet që të dalë në treg në fund të kësaj dekade. Shota Ando, i Departamentit të së Ardhmes në Toyota, tha: “Në vitin 2020 mendojmë se do të kemi gati gjithçka”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel