Miqësoret e nëntorit, Norvegjia zgjedh Maqedoninë dhe Sllovakinë

17/10/2017 19:40

Me kualifikueset e Botërorit 2018 të arkivuara tashmë, si një aventurë në të cilat u përmbushën objektivat, Kombëtarja shqiptare e futbollit përgatitet për një kundërshtar muajin tjetër, që mund t’i japë pikë të vyera për renditjen e FIFA-s.

E pavarësisht se në korridoret e FSHF-së u përfol për një miqësore me Norvegjinë, më 14 nëntor, informacioni zyrtar nga Federata norvegjeze e Futbollit tregon krejt të kundërtën.

“Norges Fotballforbund” ka zyrtarizuar në datat 11 dhe 14 nëntor dy miqësore, respektivisht me Maqedoninë dhe Sllovakinë, duke lënë “në baltë” kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Christian Panucci, me italianin që kishte dhënë miratimin e tij për një miqësore me nordikët.

Trajneri italian do të ketë gjithsesi mundësinë të provojë elementë të rinj, që mund t’i shërbejnë për kualifikueset e ardhshme të Europianit dhe Ligës së Kombeve, por tashmë me një kundërshtar të ri për t’u gjetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA