Teuta ka zyrtarizuar afrimin e portierit francez Paul Bernardoni, i cili do të jetë pjesë e skuadrës durrsake për sezonin e ri.

Klubi bëri të ditur marrëveshjen përmes një njoftimi zyrtar, duke i uruar mirëseardhjen gardianit 29-vjeçar, i cili vjen në Shqipëri pas një karriere të pasur në futbollin francez dhe në kampionate të tjera evropiane.

Bernardoni ka ndërtuar karrierën e tij kryesisht në Francë, ku ka mbrojtur portën e skuadrave si Troyes, Bordeaux, Clermont Foot, Nîmes, Angers dhe Saint-Étienne. Gjithashtu, ai ka luajtur edhe jashtë vendit me Konyaspor në Turqi dhe Yverdon Sport në Zvicër.

Portieri francez ka qenë pjesë edhe e përfaqësueseve të moshave të Francës, ndërsa ka përfaqësuar vendin e tij edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Top Channel