Francë-Spanjë, një gjysmëfinale botërori prej 2.7 miliardë eurosh

13/07/2026 00:12

Franca dhe Spanja do të përballen mes tyre këtë të martë për një vend në finalen e madhe të Botërorit. është një sfidë ku do të vihen përballë talentet, por edhe…vlerat e merkatos së futbollistëve të tyre. Në total ‘do të zbresin’ në fushën e lojës 2.7 miliardë euro, ku ajo që është në avantazh në këtë pikë është Franca me 300 milionë euro më shumë.

Kështu skuadra e Didier Deschamps ka një vlerë totale prej 1 miliard e 520 milionë euro, ndërsa Spanja 1 miliard e  220 milionë euro. Për më tepër ky është dueli ku janë 4 nga 5 futbollistët më të vlefshëm të kampionatit botëror dhe bëhet fjalë për Lamine Yamal 200 milionë euro, Kylian Mbappe me 180 milionë,  Michael Olise e Pedri me nga 150 milionë euro secili, vetëm Erling Haaland figuron mes 5 futbollistëve më të vlefshëm të turneut me 200 milionë euro po aq sa edhe Lamine.

Por jo vetëm kaq, Francë-Spanjë është sfida që ka deri në 7 futbollistë me vlerë të paktën 100 milionë në merkato dhe 22 të tjerë me të një vlerë prej të paktën 50 milionë, nga të cilët 7 janë në radhët e La Rojas, 15 te Blutë

Duke kaluar për reparte, portierët e Francës kanë një vlerë 57 milionë euro në merkato kundrejt 97 milionë të gardianëve spanjolle. Në mbrojtje, Blutë kryesojnë me 404 milionë euro kundrejt 288 milionë të Spanjës. Në  mesfushë është e kundërta, Spanja ka një vlerë 420 milionë kundrejt 312 milionë eurove të Francës.

Por diferenca më e madhe është në sulm.Pavarësisht se në radhët e Spanjës është Yamal me 200 milionë euro, është Franca ajo që dominon në këtë pikë me një vlerë totale prek 750 milionë euro dhe është kjo shifër që e rrit vlerën totale të merkatos së skuadrës së Francës dhe krijon këtë diferencë prej 300 milionësh me La Roja. Një gjysmëfinale rekord që kalon vlerën e merkatos të çdo përballjeje tjetër të këtij botërori.

Top Channel