F1, Mercedesi më agresiv sesa Ferrari në Meksikë

17/10/2017 03:43

Mercedesi jep shenjat e para se do të bëjë gjithçka, edhe në mënyrë agresive nëse do të jetë e nevojshme, për t’i dhënë fund çështjes së titullit kampion në Formulën 1 për këtë sezon.

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) i ka komunikuar kompanisë së gomave “Pirelli” numrin e saktë të seteve të gomave të zgjedhura nga secili pilot për Çmimin e Madh të Meksikës, në program për t’u zhvilluar nga 27 deri më 29 tetor.

Bien në sy opsionet e ndryshme që kanë zgjedhur dy skuderitë kryesore, pretendente për Botërorin. Mercedesi ka zgjedhur për Leëis Hamilton dhe Valtteri Bottas, dy sete gomash super të buta, krahasuar me Ferrarin për pilotët e saj Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Kjo do të thotë se, pas garës së Austin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, skuderia nga Shtutgarti do të hidhet përfundimisht në sulm, për të shmangur ndonjë surprizë të momenteve të fundit.

Top Channel