Xhafaj-Çako takim blic në komisariatin e Lushnjës

14/10/2017 02:14

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim blic në komisariatin e Lushnjës me strukturat përgjegjëse në luftën kundër krimit.

Mësohet se vrasja e dy të rinjve e ndodhur më 11 tetor në këtë qytet ka qenë në fokus të takimit.

Bëhet e ditur se ministri Xhafaj ka kërkuar kapjen e autorëve të atentatit dhe vënien para përgjegjësisë të grupeve kriminale. Gjithashtu, ministri ka shprehur mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj shërbimeve policore, ndërsa ka paralajmëruar masa të ashpra për policët që bashkëpunojnë me grupet kriminale.

Top Channel