“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur: 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime, refuzova gjykimin e shkurtuar
Shqipëria, vitet e fundit, ka qenë në radarin e shumë mediave të huaja, të cilat thurnin lavde mbi bukuritë natyrore dhe veçantitë që ofron turizmi ynë.
Kësaj radhe, “Railëays and Randomnes”, një ndër blogjet më të njohura të fushës së udhëtimit, transportit dhe vizitës së vendeve kudo në botë, shkruan mbi Tiranën.
Shkrimi nis me efektet e komunizmit në vendin tonë, me infrastrukturën e mbetur dhe promovon në mënyrë emocionale këtë destinacion: për kulturën, kuzhinën dhe ngjyrat.
“Megjithëse spektri i diktatorit komunist Enver Hoxha ende mund të duket i madh për Shqipërinë, kryeqyteti i saj po e heq me vetëbesim të kaluarën e saj izoluese për të zbuluar një destinacion emocionues që shpërthen me kulturën, kuzhinën dhe ngjyrën.
Prej strukturës arkitekturore që shfaqet rreth Sheshit Skënderbej, deri në lartësitë e malit Dajt, Tirana del nga qendra e saj deri në periferi, me mirëpritje të ngrohta të ofruara nga njerëz të etur për të përqafuar mysafirët ndërkombëtarë dhe për të shfaqur me krenari vendin e tyre”, shkruhet në artikull.
Më tej, shpjegohet se Tirana konsiderohet si pikënisje për të eksploruar një nga vendet më pak të vizituara të Europës – por që gjithashtu mburret me pamjet dramatike, një bregdet të mrekullueshëm dhe disa vende historike unike.
Top Channel