Humbet 2-0 me Sampdorian, Milani i largohet kreut të Serisë A

24/09/2017 00:00

Shkoi në favor të Sampdorias ndeshja e parë e kësaj të diele në Serinë A, në një përballje ku Milani ishte favorit, por u detyrua të vuante presionin dhe të dilte pa pikë nga transferta e stadiumit ‘Marasi’.

Skuadra bardheblu ishte protagoniste e një gare të guximshme, por pa kualitet për t’u spikatur, që gjithsesi mjaftoi për të shtuar 3 pikë në renditje dhe për të shkëputur kuqezinjtë nga zonat e kreut.

Pas një fraksioni të parë me rrjeta të paprekura, goli i parë lindi nga dy futbollistë me të njëjtin emër. Duvan Zapata i Sampdorias arriti të shënonte për shkak të gabimit të milanistit që e shërbeu aksidentalisht me kokë.

Miqtë vuajtën për të gjetur përgjigjet e duhura në fushë dhe lëshuan në prapavijë edhe në finale me golin e Riki Alvarez në kohën shtesë.

Milan formalizon kështu një tjetër hap pas në pretendimet për Europën, me humbjen e dytë në 3 transferta këtë kampionat.

Top Channel