Gentian Selmani nuk është më portieri i Teutës. Klubi durrsak përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale konfirmoi ndarjen e rrugëve me futbollistin duke e falenderuar për kontributin e dhënë prej gjatë qëndrimit të tij te Teuta duke i uruar më të mirën për të ardhmen.

‘Faleminderit, Gentian Selmani! KF Teuta dëshiron t’ju njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Gentian Selmani. Klubi e falënderon Gentianin për gjithçka që ka dhënë për fanellën tonë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij futbollistike.Faleminderit për gjithçka, Gentian!’-shkruhej në njoftimin e Teutës.

Tani skuadrës durrsake, në këto ditë të mbetura të merkatos së transferimeve do t’i duhet të vihet në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e Gentian Selmanit mes shtyllave të portës së saj.

Top Channel