Rama: Meta President, më i mirë se Kryetar Kuvendi

14/09/2017 00:00

I pyetur në “Top Story” për marrëdhënien e tij me Presidentin Meta, Rama vlerëson se ish-kreu i LSI do ta zhvillojë detyrën e tij të re institucionale më së miri.

“Nuk i druhem fare të ardhmes në aspektin e rolit të Metës, sepse duke e njohur ja di edhe dallgën që e çon në fatkeqësi, ja di edhe sensin e përgjegjshmërisë për të kryer detyrën”, u shpreh kryeministri.

Por Rama shton se beson se si President, Meta, do të jetë shumë më i mirë si kryetar Kuvendi, për të cilën e vlerësoi vetëm për faktin se linte të lirë Berishën të fliste sa kohë dhe herë të donte në Parlament.

“Besoj që do të jetë si President shumë më i mirë si kryetar Kuvendi, që ka vetëm një meritë që i dha liderit legjendar mundësinë që të flasë në katër vjet, aq sa do t’i ishin dashur me një kryetar Kuvendi si Gramozi për 40 vjet”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta