FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Dy konçesione të tjera për hidrocentrale të vegjël janë njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
Kjo e fundit ka hapur garën për dy vepra hidrike që do të ndërtohen në lumin e Suhës, në qarkun e Gjirokastrës. Hidorcnetralet do të ndërtohen njëri pas tjetrit përgjatë të njëjtit pellg ujëmbledhës.
Konçesioni i Suhës së Sipërme do ndërtohet në kuotën 520 m deri 374 m mbi nivelin e detit, burimi finacimit do të jetë privat dhe kohëzgjatja e kontratës do të bëhet për 35 vite.
Kurse hidrocentrali tjetër do të ndërtohet në kuotën 369 m – 253 m mbi nivelin e detit, lloji kontratës është i njëjtë me të parën dhe në të dyja rastet parashikohet ndërtimi, operimi dhe transferimi i veprës.
Fituesit do të shpallen më 29 shtator dhe kriteret e përzgjedhjes nisin me fuqinë e caktuar, tarifën konçesionare, analizën ekonomike, kapaciteitin financiar, ndikimi në mejdis, për të përfunduar me kohëzgjatjen e punimeve.
Gjatë vitit 2017 Ministria e Energjisë ka dhënë disa konçesione për HEC-e të vogla dhe qëllimi është shfrytëzimi i duhur i potencilait hidrik në vend.
Top Channel