FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Shqipëria dhe Kosova do të ndërtojne një bursë të përbashkët të energjisë. Dy ministrat e Energjisë ranë dakord që transmetimi i Kosovës do të jetë pjesë e kësaj burse shqiptare.
“Kemi një punë të mirë të nisur tashmë me Kosovën për krijimin e tregut të përbashkët energjitik. Vendosëm të riaktivizojmë grupet e punës për ecjen përpara drejt unifikimit të tregjeve”, tha ministri Damian Gjiknuri.
Ministri Lluka vuri theksin tek perspektiva e bursës shqiptare të energjisë dhe përfshirja e Kosovës në të.
“Transmisioni i Kosovës do të jetë pjesë e bursës shqiptare në formë aksioneri dhe grupi i punës do të përcaktojë më tej detajet. U dakordësuam të kemi edhe një grup koordinues në nivel politik që të ndihmojë për ecjen më shpejt të agjendës së përbashkët”, deklaroi Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.
Dy ministrat u angazhuan për rakordimin e mëtejshëm të veprimeve për vendosjen në funksionim të linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt mes dy vendeve.
Kjo linje mbetet jo aktive për shkak të bllokimit që i ka bërë Serbia lidhjes me pjesën tjetër të rrjetit europian. Kjo çështje po ndërmjetësohet në Sekretariatin e Energjisë edhe me ndihmën e qeverisë gjermane.
Top Channel