FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Kriza energjetike ka përkeqësuar treguesit financiarë të kompanive publike të energjisë. Korporata Eleketronergjetike Shqiptare raportoi se në 6 muajt e parë të vitit bilanci i saj u mbyll me humbje, për herë të parë pas 3 vitesh.
Sipas të dhënave zyrtare nga KESH, për periudhën janar-qershor kompania regjistroi humbje prej 328.5 milionë lekë, ose rreth 3 milionë dollarë, ndërkohë që për dy vitet parardhëse fitimi vjetor i KESH është luhatur nga 7 deri në 10 milionë dollarë.
Të dhënat e detajuara tregojnë se përkeqësimi i rezultatit financiar të KESH ka ardhur kryesisht nga rënia e prodhimit të energjisë. Në 6 muajt e parë të vitit prodhimi vendas i energjisë ra me 26 për qind duke rrudhur ndjeshëm të ardhurat e KESH si prodhuesi më i madh i energjisë në vend.
Nga ana tjetër, kompania ka vazhduar të paguajë interesa për kreditë e marra gjatë viteve të shkuara. Sipas treguesve të bilancit, për gjysmën e parë të vitit KESH pagoi rreth 8 milionë dollarë interesa për borxhet e marra nga bankat tregtare ose donatorët.
Por KESH nuk është kompania e vetme publike e prekur nga kriza hidrike. Edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka regjistruar gjithashtu rënie të ndjeshme të fitimit për shkak të shpenzimeve të larta për import energjie.
Kjo e detyroi qeverinë që të ndryshojë buxhetin e shtetit duke dhënë 3 miliardë lekë shtesë për sektorin e energjisë.
Top Channel