Sara Mila zbulon në “Goca dhe Gra” prapaskenat e jetës së saj politike: Teatër jo i bukur, nuk është aq tragjike sa duket Ishte viti 1961, kur Jackie Kennedi mbërriti për herë të parë në ishull, me një fustan pa mëngë dhe shall të thjeshtë në kokë.
Ndërsa gruaja më e famshme në botë zbriste në breg duke refuzuar ofertën e një taksie, për t’i eksploruar në këmbë dyqanet lokale, u mbollën farat e dashurisë së saj greke. Jo me manjatin e anijeve, Artistotel Onasis, por me ishullin magjik të Mikonosit.
Me shtëpitë karakteristike bardhë e blu e mullinjtë e erës, nuk u desh shumë që arkipelagu në Egje të tërhiqte ajkën hollivudiane në brigjet e tij. Grace Kelly, Brigitte Bardot, Sophia Loren, Elizabeth Taylor, Paul Newman dhe Marlon Brando, i zbuluan shumë shpejt atraksionet e ishullit.
Ku tjetër mund të pije uzo e të festoje këmbëzbathur në plazhet e bardhë, në një heshtje të lavdishme. Por nga atëherë gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm. Për personazhet e famshme që tani i drejtohen Mikonosit, privatësia është gjëja e fundit që u kalon në mendje.
Ishulli grek tani shquhet për festat e shthurura e luksoze të pasanikëve, duke tejkaluar në këtë aspekt edhe Ibizën. Parakalimi me jahte luksoze dhe ekstravaganca, janë tashmë elementë të pandashëm të Mikonosit.
Biznesmeni i njohur britanik Sir Philip Green, i cili ndër të tjera zotëron edhe kompanitë ‘Topshop’ e ‘Dorothy Perkins’, darkoi këtë javë me nënën e Kim Kardashin, Kris Jenner dhe stilistin Tommy Hilfiger, duke porositur rreth 200 pjata në një restorant, të cilat herë pas here i vërtiste në ajër si të ishin copa letrash.
Mes vipave të tjerë aspak modestë që kanë kolonizuar ishullin këtë verë përfshihet piloti i Formula 1 Lewis Hamilton, i cili është parë teksa endej në ishull me shishe shampanje Vev Kliko, Lindsay Lohan që dokumentonte në rrjetet sociale aventurat e saj, e Millie Mackintosh e cila postoi një foto nudo në një SPA të Mikonosit. Usain Bolt kaloi atje dy javë për të festuar tërheqjen nga atletika ndërkombëtare.
Top Channel