Ankohet për rrjedhjet, Trump riposton informacione sekrete

09/08/2017 00:00

Presidenti amerikan Donald Trump nuk humbet rast për të sulmuar “rrjedhjet e informacionit” nga dokumentet e agjencive të zbulimit, por të martën ishte ai që shpërndau në profilin e tij në “Twitter” një lajm mbi raketat e Koresë së Veriut, i bazuar në burime anonime të inteligjencës.

Duke dashur të theksojë rreziqet që paraqesin testet raketore dhe programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut, Trump ripostoi një lajm të rrjetit “Fox Neës”. Sipas lajmit, disa ditë më parë agjencitë amerikane të spiunazhit kishin zbuluar se Peniani kishte ngarkuar në një anije patrullimi dy raketa.

Media amerikane citonte për lajmin “një zyrtar në dijeni të informacioneve më të fundit të zbulimit në rajon”, i cili sipas “Fox Neës” kërkoi t’i ruhej anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi se përse Trump e ripostoi në “Twitter” lajmin e shfaqur në programin “Fox & Friends”, të cilin ai e ndjek shpesh herët në mëngjes.

Që në ditët e para të tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti është ankuar shpesh për rrjedhjet e informacioneve të klasifikuara nga agjencitë qeveritare, e ka kërkuar ndjekjen penale të personave përgjegjës.

Muajin e kaluar, numri një i Uashingtonit kritikoi prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions, duke e quajtur atë si “shumë të dobët” lidhur me “rredhjen e informacioneve të zbulimit në media”.

Top Channel