Trump “gjuan” gazetaren irlandeze

28/06/2017 00:00

Teksa ndodhej në zyrën Ovale duke biseduar me kryeministrin homoseksual të Irlandës, Taoiseach Leo Varadkar, Presidenti Donald Trump ngacmoi një gazetare irlandeze të pranishme aty, duke komentuar buzëqeshjen e saj të bukur.

Reporterja e RTE, Caitriona Perry, ishte një prej gazetareve të pranishmë në zyrën Ovale, kur ka ardhur edhe komenti i çuditshëm i Presidentit Trump.

Trump ishte duke me bisdeuar në telefon me Varadkar, e ndërsa po e uronte atë për fitoren ai i thotë: “Ne kemi shumë gazetarë të pranishëm nga Irlanda këtu. Ne kemi gjithë këtë bukuri irlandeze. Prej nga jeni ju?”, u shpreh Trump duke iu drejtuar gazetares Caitriona Perry.

Kjo e fundit përmes një statusi në “Twitter” e cilëson si të çuditshme e të sikletshme situatën e krijuar brenda zyrës më të rëndësishme në botë, ndërsa kolegët e saj e kanë marrë me humor këtë gjë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel