Kur motorët e avionit prishen nga… monedhat
27/06/2017 00:00
Një fluturim nga Shanghai në Guangzhou u vonua pasi një pasagjer kishte hedhur monedha në motorin e avionit.
Fluturimi me rreth 150 pasagjerë në bord u vonua në aeroportin e Shangait pasi një e moshuar u kap teksa hidhte monedhat në motorin e avionit.
Punonjësit gjetë në total 9 monedha në motor. Mësohet se e moshuara e ka bërë këtë si një shenjë fati.
Zonja e moshuar madje kishte kërkuar nga aeroporti shërbimin e karriges me rota pasi nuk mund të ecte vetë. Ajo shoqërohej nga anëtarët e familjes së saj dhe punonjësit në shkallët e avionit ku u pa të hidhte monedhat në motorë.
Top Channel