Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli, opozita braktis sallën LSI është ndalur këtë të martë në Vlorë, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë për këtë qark.
I pranishëm në këtë takim, presidenti i zgjedhur Ilir Meta kërkoi votën për LSI-në, në mënyrë që t’i jepet fund, sipas tij, arrogancës së qeverisë kundër qytetarëve.
“Të gjitha rrugët të çojnë te LSI-ja. Te forca e stabilitetit, e qëndrueshmërisë, e integritetit, karakterit dhe këto janë vlerat që nuk i ka vetëm LSI-ja, por që i ka edhe populli i Vlorës, ndaj edhe në Vlorë, LSI do të jetë forcë e parë”, tha Meta.
Ai theksoi se, kjo nuk është një betejë e LSI-së, por një betejë e rinisë së Shqipërisë për t’i dhënë një shans gjithë të rinjve dhe të rejave.
Dhe njëkohësisht “për t’i dhënë fund qeverisë, e cila i shikon qytetarët me arrogancë. Ne duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy në mënyrë që t’i kuptojmë sa më mirë hallet dhe problemet e tuaja”, deklaroi Meta.
Top Channel