“Ekonominë, si vetting-un”, Rama në Rrëshen: Timonin vetëm, për reformat

31/05/2017 00:00

Për Edi Ramën, në 44 muaj në qeveri, PS ka arritur të ngrejë themelet e një shtëpie të përbashkët të shqiptarëve por për të vijuar rrugën e reformave, socialistëve I duhet një fitore bindëse më 25 qershor.

“Votoni PS dhe timonin pa na detyruar që të mbajmë të tjerë në prehër me dorë në timon që e lëvizin gjithë kohës për 1001 arsye që s’kanë të bëjnë me arsyen themelore për arsyen që njerëzit votojnë një qeveri që është puna në krye”

Për Ramën, nqs PD i fiton zgjedhjet, vendi rrezikon të kthehet vite mbrapa.

“Ne e filluam punën nga koka dhe jo nga këmbët. Ta çojmë deri në fund duhet kohë, durim, punë e madhe por nga ana tjetër, çdo kthim mbrapa është humbje e një gjenerate tjetër. Pa u kthyer mbrapa, kemi bërë shumë dhe kemi arritur të bëjmë edhe atë që të gjithë e ëndërruan, merituar e premtuar, reformën në drejtësi. Nuk e kërkoj dhe nuk ua kërkoj votën për PS më sh dhe më të fortë se asnjëherë sepse duam më shumë pushtet për vete apo se dua unë për vete. Të ishte për pushtet, ne I kishim lënë ata në çadër, unë si lutesha 2 muaj Lulit, madje të lutme në sy të popullit aman o Lul dil ku je…”, u shpreh Rama.

Është reforma në drejtësi dhe vetting-u, dy reformat kyçe të cilat sipas kryeministrit do të gjenerojnë rritje të ekonomisë dhe punësimit përgjatë 4 viteve të ardhshme.

“Siç luftuam me vendosmëri kokëfortësi për reformën në drejtësi e vettingun e siç do shporrim gjykatës e prokurorë, do luftojmë po njësoj që ta rrisim ekonominë e punësimin si kurrë më parë. Drejtësia e re do na ndihmojë edhe për këtë, për të rritur ekonominë dhe punësimin, zgjidhni dhe merrni. Nqs doni shumë më tepër duhet të na jepni shumë më tepër vota, mos na lini në dorë të të tjerëve. Që të rrimë pa gojë kur vini e ankoheni, më hoqi nga puna se e ka ajo partia tjetër…nqs doni të bëjmë shtet, administratë, jo ta ndajmë shtetin me parcela, na jepni votën ne ta bëjmë shtet…”, tha  Rama.

Edhe nga Mirdita, Edi Rama, nuk ngurroi të thumbojë Lulzim Bashën për listat e kandidatëve, të dorëzuara në KQZ përtej afatit zyrtar.

“Një kryetar bashkie e di se ça ka Tirana, se nuk është Londra, atë sahat ka, njësoj si ju që e keni në dorë, mos ta shihni 4 vjet që nuk punon. Luli e ka 12, zgjohet vetëm kur del në TV. E patë me listat? Ka bo vaki që një parti të vonohet me ditë për të gjet kandidatë, pse? Se Luli fle gjumi, s’do me ia dit. Zgjohet para kamerave, fillon republikën e re, mbyllen kamerat, Luli është në gjumin e vjetër. E si do jepni ju votën, cila PD?Jam tmerruar nga PD, asnjë grua në Kukës. Asnjë në Berat, asnjë në Gjirokastër, asnjë në Fier dhe sikur ata të marrin rezultatin më të mirë, ata nuk çojnë dot në Parlament më shumë se 10 gra. Ndërkohë që ne arritëm aty ku se mendonte njeri, qeveri me 50% gra e 50% burra”, vuri në dukje Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta