Banorëve të njësisë 3 dhe 4 në kryeqytet, Edi Rama u kërkoi votën, por jo vetëm të socialistëve, por u tha atyre të bindin edhe fqinjët demokratë. Një fjalim që sulmonte punën e Bashës si kryetar bashkie, Rama shpjegoi marrëveshjen.

“E bëmë se nuk donim që një pjesë e shqiptarëve të ndjeheshin të përjashtuar nga e drejta për të zgjedhur. Tani atyre u them ç’a do zgjidhni. Nëse zgjidhni PS, keni zgjedhur të ndiqni rrugën e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut drejt BE. Nëse zgjidhni PD, këtë parti që nga dje sot është kthyer në një gjë të papritur, atëherë keni zgjedhur të ndërprisni punët në Tiranë. Lali Eri ka bërë punë të jashtëzakonshme. Lali Erin apo një kryetar bashkie që qëndroi 4 vjet poshtë sahatit dhe sahati nuk punonte”, u shpreh Kryeministri.

Rama kërkoi votat duke thënë se Shqipërisë mund t’i rikthehen policët që hanë fara apo universitet si “Kristali” dhe spitalet ku duhet të shkosh me batanije me vete.

“Në 25 qershor zgjedhja është e qartë, o na ndihmoni që të marrim të gjitha vota e nevojshme për t’i dhënë PS fuqinë e pashantazhueshme të reformave ose duhet të përjetojmë vështirësi të mëdha. Të thuash Luli është njësoj me Lali Erin, është si të thuash që gjumi dhe pagjumësia janë njësoj, se s’di ç’të thuash më për këtë grupin ku i vetmi fant spathi i ka ngel Saliu? Ata në çadër janë të gjithë njësoj. Po ata që keni ju në lagje nuk janë të gjithë njësoj. Flisni me ata se vota për PS është për Shqipërinë. Tre muaj duan ata e ta bëjnë rrumpallën kudo. Imagjinoni: O Blerinën o Saliun; O Oltën o Fatmir Mediun”, u shpreh Rama.

Duke thënë se një votë bën një qytet,  edhe Veliaj tha se shteti që kemi sot me Edi Ramën është dinjitoz dhe çdo shqiptar që del jashtë mban kokën lart.

“Kush do na konkurrojë? Basha, humbësi i madh i Tiranës. Po aplikon që krevati i gjumit të shkojë nga bashkia në kryeministri. Jo, jo mirë që e hoqëm na bashkia. Halim Kosova sapo humbi në Tiranë, humbësi i madh Mediu, ta bëjmë Tiranën si Gërdeci. ‘Republika e re’ me Saliun dhe Mediun”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA