FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Për herë të parë pas disa vitesh kreditë me probleme në Shqipëri kanë prekur nivelin e 16,5%. Lajmin e dha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
“Norma e kredive me probleme nga 25% ka arritur ne nivelin 16,5%. Kjo është shifra e fundit që ne se kemi publikuar ende”, tha ai.
Në dhjetor të 2016 kreditë me probleme ishin në nivelin 18,3 % të portofolit të gjithë kredisë. Sipas Guvernatorit, rënie ka qenë si rezultat i masave të marra në bashkëpunim me qeverinë për uljen e kredive me probleme.
“Rënia është pasojë e planit të masave të ndërtuar nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria që prek të gjitha asetet dhe adreson të gjitha problematikat në lidhje me kredinë”, tha ai.
Banka e Shqipërisë ka bindjen se do të arrijë objektivin e uljes së këtij treguesi deri në masën 15% në mesin e vitit të ardhshëm.
Top Channel