FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës duket se ka rikthyer entuziazmin tek sipërmarrja, e cila shprehet e lehtësuar lidhur me kostot që mund të shkaktonte kriza në ekonomi.
Por tani, përfaqësues të biznesit kërkojnë të ulen në një tryezë me partitë politike për të njohur ofertën e tyre ekonomike.
“Kemi patur deri tani vetëm deklarata, por nuk kemi patur qasje dhe tryeza konstruktive për të marrë rekomandimet. Jemi në pritje. Sipërmarrja është shumë e interesuar të dijë cili do të jetë programi ekonomik i një qeverie në shtator të 2017-s. Kemi interes që niveli i taksave të ulet siç kemi interes edhe që bilanci i shtetit të jetë i konsoliduar”, deklaron Arben Shkodra, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Ekonomia shqiptare shfaqi shenja rimëkëmbjeje pas disa vitesh të vështira, ku rritja ekonomike u përshpejtua për të tretin vit në 2016-n, duke arritur në 3.4 %.
Por situata politike në vend nisi të krijonte një situatë pasigurie tek biznesi, duke frenuar projektet e reja dhe vënë në pikëpyetje rimëkëmbjen.
Top Channel