Inter fiton pas 8 ndeshjesh
21/05/2017 00:00
Interi është rikthyer të fitojë pas tetë ndeshjesh, duke mposhtur Lazion në transfertë, me rezultatin 1-3.
Vendasit kaluan të parët në avantazh, me një gol të shënuar nga Keita me 11 metërsh, por zikaltrit përmbysën brenda pjesës së parë. Andreolli dhe një autogol i Hoedt fiksuan rezultatin 1-2, të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Eder shënoi golin e tretë të zikaltërve, ndërsa Lazio e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë, pas kartonave të kuq të Keita dhe Luliç.
Me këtë fitore Inter shkon në vendin e shtatë, me pikë të barabarta me Fiorentinën, renditje kjo që ka vlerë vetëm statistikore.
Javën e ardhshme zikaltrit do të presin Udinesen, në ndeshjen përmbyllëse të një tjetër sezoni zhgënjyes për ta.
Top Channel