“Incidenti” ajror. Kinezët, 45 metra larg avionit amerikan

19/05/2017 00:00

Ushtria amerikane njoftoi se dy avionë kinezë “Sukhoi Su-30” kanë ndërprerë në mënyrë “joprofesionale” një avion amerikan.

Një nga dy mjetet kineze i është afruar “WC-135”-s amerikan në gati 45 metra, e në një moment ka fluturuar përmbys përmbi të.

Uashingtoni thotë se avioni i tij ishte dërguar në hapësirën ndërkombëtare mbi detin e Kinës Jugore, me misionin të diktonte rrezatime në zonë.

Aktiviteti amerikan pranë ujërave ndërkombëtare në fjalë, të pasura me burime natyrore, ka shkaktuar vazhdimisht tensione.

Sipas zëdhënëses së Forcave Ajrore amerikane, Lori Hodge, kjo çështje po shqyrtohet përmes “kanaleve përkatëse diplomatike dhe ushtarake”.

Top Channel