FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Mariel Hysa është një nga shumë të rinj që janë diplomuar për Drejtësi, por që në pamundësi për të gjetur punë, i është drejtuar zyrave të punës.
“Kisha rreth një muaj e gjysmë që kërkoja punë. Zyra e punës, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Punësimit, mundësoi punësimin tim në këtë agjenci. Ne si agjenci merremi me ndërmjetësimin e punësimit, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit”, u shprehet Mariel Hysa.
Një nga shtatë programet e strategjisë së punësimit është fondi për nxitjen e punësimit të të rinjve, përmes të cilit është punësuar jo vetëm Marieli, por edhe Rigerta, 20-vjeçarja me arsim të mesëm.
“Aplikova në zyrën e punës dhe pas një muaji gjeta punë. Punoj 8 orë në ditë dhe jam e kënaqur me pagën që marr”, thotë Rigerta Marku.
Por, Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, nuk ka për qëllim vetëm punësimin e të rinjve, por edhe të disa kategorive, që kanë veçanërisht nevojë për ndihmë. Po cila është ndihma që ofron strategjia për më nevojtarët?
“Një nga prioritetet tona është mbështetja e grave, futja e tyre në tregun e punës. Për gratë që janë me fëmijë në ngarkim, mbështetja është, 120 % e pagës minimale”, u shpreh Genta Prodani, Drejtore e Punësimit në MMRS.
Sipas Ministrisë së Mirëqënies Sociale, plani kombëtar i punësimit ka rezultuar i suksesshëm në 2 vitet e para të zbatimit të tij dhe se kjo dëshmohet edhe me shifra.
“Kemi qenë shumë të fokusuar në punësimin e të rinjv, i cili aktualisht është rritur me 4.9%, në krahasim me dy vite më parë. Nga programet e nxitjes së punësimit, ne kemi 5000-5500 persona çdo vi, që punësohen. Rreth 60% e tyre janë të rinj dhe 70% e tyre janë femra, pra kemi ulje me 2%, të hendekut gjinor në punësim”m tha drejtoresha Prodani.
Strategjia kombëtare e punësimit mbështetet financiarisht nga buxheti i shtetit, nga donatorë, por edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka ofruar 30 mln euro për 7 programe që nxisin punësimin e kategorive të veçanta, mes të cilëve edhe personat me aftësi të kufizuara, ku vetëm vitin e kaluar janë punësuar 53 persona.
Top Channel