Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë Irani shpërthen kundër Amerikës, pas deklaratës së presidentit Donald Trump se lutet për viktimat, por “shtetet sponsorizuese të terrorizmit rrezikojnë të bien prè e së keqes që kanë promovuar vet”.
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike, Javad Zarif tha se vendi i tij i hedh poshtë të tilla pretendime, e shtoi se agresorët e ISIS-it janë mbështetur nga “klientë të Shteteve të Bashkuara”.
“Despotët përkrahës të terrorizmit kërcënojnë ta sjellin luftën në tokën tonë”, shkroi ai në “Tëitter”. “Palët e treta në konflikt sulmojnë atë që padronët e tyre përçmojnë më shumë: vatrën e demokracisë”.
Plot 13 vetë humbën jetën në sulmin e parë terrorist të Shtetit Islamik në Iran. Rojet Revolucionare iraniane fajësuan Arabinë Saudite për dy goditjet e koordinuara në Parlamentin e vendit dhe në varrin e Ajatollah Khomeinit.
“Sulmi terrorist ndodh vetëm një javë pas takimit të presidentit amerikan me udhëheqësit e prapambetur sauditë që mbështesin ekstremistët. Fakti që ISIS ka marrë përgjegjësinë dëshmon se ishin të përfshirë në sulmin brutal”, thuhet në deklaratën e tyre.
Militantët e ISIS-it e morën menjëherë përgjegjësinë për episodin e dhunës, një nga të rrallët e këtij lloji në Iran. Gjashtë prej agresorëve u vranë nga forcat iraniane të sigurisë, e një tjetër hodhi veten në erë.
Sulmi kundër objektit të shenjtë filloi rreth 30 minuta pas atij kundër Parlamentit dhe përfshiu 3 persona të armatosur dhe një kamikaz, i cili vrau të paktën një person dhe plagosi disa të tjerë. ISIS është në luftë me grupet e mbështetura nga Teherani në Siri dhe e sheh shumicën shiite iraniane si tradhtare që meriton vdekjen.
Top Channel