Qeveria fal borxhet e kontributeve për minatorët dhe invalidët

20/04/2017 00:00

Qeveria fal borxhet e kontributeve të sigurimeve shoqërore për minatorët dhe invalidët. Në këshillin e ministrave ka kaluar projekt-ligji, që liron nga disa borxhe të krijuara, këto kategori deri më 31 dhjetor të vitit 2016.

Falja përfshin edhe detyrimet e njohura me vendim të gjykatave, ndërsa çështjet në proces gjykimi pushohen.

Borxhi është zbuluar gjatë aksioneve kundër informalitetit, ku kishte minatorë që kishin dalë në pension në moshën 55 vjeçare, sipas ligjit, ndërkohë nga ana tjetër vazhdonin punën të paregjistruar dhe të pa deklaruar nga punëdhënësi.

Borxhi i një individi ndaj skemës së sigurimeve varion nga 15 mijë deri në 150 mijë lekë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me invalidët, që megjithëse merrnin pension, figuronin të punësuar informalë. Ndërkohë detyrimet e krijuara në 2017 nuk falen.

Top Channel