Ndërhyrja horror e Luis Diaz nxjerrë mes lotësh Hakimin nga fusha e lojës Prej rreth 500 vitesh shqiptarët janë spostuar në këtë pjesë të Sicilisë, në Piana Degli Albanesi, që sot është një komunitet prej rreth 13 mijë arbëreshësh.
Traditat tona dhe gjuhën e gjen në çdo vend në këtë komunë, nga tabelat e rrugëve deri tek këngët në gjuhën shqipe që ruhen me fanatizëm
Kreu i Bashkisë së Piana Degli Albanesi, Vito Scalia tregon për Top Channel për komunitetin e qytetit të tij dhe se si funksionon kjo Shqipëri e Vogël.
“Mirë se na erdhët! Ne jemi të gëzuar. Kjo është një pjesë e Shqipërisë në tokën italiane, në tokën siciliane. Janë një sërë traditash që i kemi ruajtur. Janë këto kostumet tradicionale që kanë ngjashmëri me ato tuajat. Përveç kësaj kemi një raport 500 vjeçar, të cilin e kemi ruajtur dhe në dekadat e fundit. Shpresoj që ai të përforcohet akoma më shumë në këtë moment historik”, shprehet Vito Scalia, kreu i bashkisë Piana degli Albanesi.
Pranë arbëreshëve shkuan drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar, të cilët takuan edhe kryetari i Bashkisë kanë shkëmbyer dhuratat e rastit përpara disa tifozëve të pranishëm në këtë komunë.
“Kam dy muaj që e kam prerë me gjithë familjen. Në fshatin këtu janë të gjithë tifozë të Shqipërisë. 8 mijë banorë flasin shqip dhe nuk bëjnë tifo për Italinë, por Shqipërinë”, shprehet një arbëresh me një shqipe të rrjedhshme.
Top Channel