Paris, shpërthen një zarf bombë në zyrat e FMN-së

16/03/2017 00:00

Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një zarfi bombë në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris mesditën e sotme.

I plagosur ka mbetur personi i cili ka hapur zarfin, por ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje.

Vetëm një ditë më parë, në Ministrinë e Financave gjermane në Berlin u zbulua një pako bombë dërguar ministrit Wolfgang Schauble.

Mediat ndërkombëtare shkruan se dërguesi i pakos me eksploziv, sipas adresës së shkruar ai është zv/kryetari e partisë Demokracia e Re, në Greqi,  Adonis Georgiadis.

Top Channel