Uashington, një i panjohur hyn në Shtëpinë e Bardhë

11/03/2017 00:00

Një person që mbante një çantë në kurriz ka hyrë në perimetrin e Shtëpisë së Bardhë dhe ka avancuar deri tek një hyrje pranë rezidencës së presidentit.

Lajmin e ka bërë të ditur CNN, që citon burime të rezervuara, të cilat thonë se personi është arrestuar nga agjentët e shërbimeve sekrete që kujdesen për sigurinë e presidentit.

Donald Trump, që ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në atë moment, nuk ka qenë në asnjë moment në rrezik për sigurinë e tij.

Ndërkohë, nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të pohojë apo të mohojë për mediat sa ka ndodhur.

Incidente të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, gjatë presidencës Obama.

Top Channel