Republikanët e Dhomës së përfaqësuesve paraqitën planin e tyre të pritur prej kohësh për zëvendësimin e reformës shëndetësore të ish-presidentit amerikan Barack Obama.
Legjislacioni i propozuar rrëzon masat për personat që nuk i blejnë sigurimet shëndetësore. Ajo që Trump-i dhe republikanët kanë premtuar para së gjithash është ta bëjnë këtë lloj sigurimi më të lirë.
Por demokratët kaluan menjëherë në sulm duke thënë se propozimi do ta rrisë akoma më shumë koston e kujdesit shëndetësor.
“Obamacare” ndihmoi 20 milionë amerikanë të pasiguruar që të merrnin sigurime shëndetësore, por rritja e pagesës së tyre zemëroi shumë njerëz.
Disa pjesë të aktit për kujdesin e përballueshëm shëndetësor do të mbeten megjithatë të paprekura. Kështu, njerëzit që kanë sëmundje duhet të mbeten edhe më tej të siguruar ndërsa të rinjtë do të mbeten të mbrojtur nga sigurimi shëndetësor i prindërve, deri në moshën 26 vjeçare.
Top Channel