Hamsik: Napoli mund të përballet me të mëdhatë

07/03/2017 00:00

Pas humbjes së dytë ndaj Realit dhe eliminimit nga Champions League, kapiteni i Napolit është shfaqur mjaft i mërzitur.

“Sa keq që pësuam dy gola nga goditjet e këndit”, u shpreh i zhgënjyer Hamsik.

Sipas sllovakut, nga ky takim, ekipi duhet të marrë mësimin se ndeshje të një niveli të tillë vendosen edhe nga këto detaje.

“Dalim nga Champions me kokën lart. Në pjesën e parë provuam se mund të përballemi mjaft mirë me një prej ekipeve më të mira në botë. Mund të përballemi me më të mëdhenjtë dhe uroj që kjo të na shërbejë si një pikë nisje. Tani duhet të përqendrohemi në kampionat dhe Kupën e Italisë”, tha Hamsik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA