Edhe Rusia e shqetësuar nga testi raketor i Koresë së Veriut

06/03/2017 00:00

Edhe Rusia është e shqetësuar nga testi i ri raketor i Koresë së Veriut në drejtim të Japonisë dhe u bën thirrje palëve të përfshira në këtë kontest që të veprojnë me maturi.

“Këto janë hapa që çojnë drejt një rritjeje të mëtejshme të tensioneve në rajon”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai ka shtuar se, Moska zyrtare do të shkëmbejë mendime me vendet e tjera të shqetësuara nga kjo lëvizje e Penianit.

Ditën e diel, Republika Demokratike Popullore e Koresë lëshoi 4 raketa balistike të një lloji të ri drejt ujërave lindore. Raketat fluturuan rreth 1 mijë kilometra në lindje të vendit dhe tre prej tyre ranë në zonën ekonomike japoneze.

Testi i Penianit vjen si një përgjigje ndaj stërvitjes vjetore ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, e cila nisi më 1 mars. Veriu e ka cilësuar atë si një përgatitje për pushtim.

Top Channel