Vendos një dryn për dashurinë

14/02/2017 00:00

Bashkia e Tiranës këtë vit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për festën e të dashuruarve.

Ajo ka vendosur në parkun Rinia një instalacion ku të dashuruarit mund të vendosin në mënyrë simbolike nga një dryn, për të lënë një kujtim të bukur në ditën e Shën Valentinit dhe për të bërë të pandarë dashurinë e tyre.

Kryebashkiaku Veliaj ka postuar në Facebook foton e instalacionit të një stoli prej zemre dhe ka ftuar të dashuruarit të dërgojnë fotot më të mira.

 “Sa ditë e bukur! Gjeje ku është, lër një dryn simbolik te stoli prej zemre dhe na ço foton më të mirë me të dashurin e zemrës #TiranaLoves “, shkruan Veliaj.

Përveç kësaj bashkia ka menduar të organizojë “Tirana Loves…”, ku mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Europa do të ndiqen nga të rinjtë në 14 baret më të njohura të Tiranës.

FOTO GALERI
3/8
Me dashuri nga Parku i Madh i Liqenit!

Top Channel