Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Shkencëtarët janë afër zbulimit të një prej mistereve më të mëdha të universit. Një eksperiment i ri, që përdor valët gravitacionale, në një valëzim hapësirë-kohë, tenton të zbulojë pse universi po zgjerohet kaq shpejt dhe papritur.
Në vitet ’90 astronomët zbuluar se galaksitë si Rruga jonë e Qumështit, po fluturonin veçmas shumë shpejt. Dhe ata u shokuan edhe më shumë kur zbuluan se po përshpejtonin dhe se ishin përhapur në kozmos.
Teorikisht ata kanë thënë se një forcë e panjohur dhe misterioze, e quajtur Energjia e Errët, ishte shkaku i kësaj sjellje të çuditshme.
Pothuajse një shekull më parë Albert Einstein formoi një koncept të ngjashëm në llogaritë e tij, Konstantja Kozmologjike, por më e fshiu, duke besuar se kishte bërë një gabim.
Por gjithashtu ka dhe një mundësi tjetër, përmes distancave intergalaktike, graviteti nuk mund të funksionojë siç është menduar.
Tashmë shkencëtarët e universitetit të Edinburgh besojnë se kanë gjetur se si të zgjidhin gjëegjëzën duke matur shpejtësinë me të cilën valët gravitacionale përshkojnë universin.
Nëse valëzimet hapësirë -kohë tregojnë se përhapen me shpejtësinë e dritës do të përjashtonte teorite alternative të gravitetit, që përjashtojnë Energjinë e Errët.
Nga ana tjetër, nëse shpejtësia e tyre është e ndryshme nga ajo e dritës, teoria e Energjisë së Errët duhet të rishikohet.
Ky eksperiment do të kryhet në Laser Interferometer Gravitational Wave Observatory në SHBA, ku dy detektorët binjakë 2 mijë milje larg njëra tjetrës konfirmuan për herë të parë ekzistencën e valëve gravitacionale dy vjet më parë.
“Së fundmi detektimi i valëve gravitacionale ka hapur një dritare të re observimi për universin tonë. Rezultatet tona japin një përshtypje se si kjo do të na drejtojë në zgjidhjen e një prej problemeve më thelbësore në fizikë”, thotë Lucas Lombriser nga universiteti i Edingburg, Shkolla e Fizikës dhe Astronomisë.
Valët gravitacionale gjenerojnë nga një prej ngjarjeve më të fuqishme të universit, si përplasja e vrimave të zeza, apo yjet supermasive të neutroneve.
Top Channel