Hakmarrja e derrave – Foto
10/02/2017 00:00
Një piton u sulmua prej të paktën 8 derrave të egër, si një hakmarrje pasi gjarpri gllabëroi një prej gicave të tufës.
Pitoni, rreth 3 metra i gjatë, nuk pati asnjë shans përballë derravë të egërsuar, të cilët e rrethuan dhe e sulmonin nga të gjitha anët.
Derrat përdorën nofullat e tyre të fuqishme për të shqyer dhe coptuar në disa pjesë objektivin e egërsimit të tyre.
Në foto duket një pjesë e fryrë e pitonit, ku mendohet të jetë gici i sapo gllabëruar prej tij. Pas një beteje epike, por disi të padrejtë, derrat e egërsuar arrijnë të vrasin e copëtojnë përfundimisht pitonin.
Mendohet që këto foto të jenë bërë në Laos ose Tailandë.
Top Channel