BE ndalon asgjësimin e rrobave të pashitura, kompanitë detyrohen t’i shesin ose t’i dhurojnë
Lucianne Walkowicz, një astrofizikane në “Adler Planetarium” të Çikagos, ka thënë për “NBC News” se kontakti me jashtëtokësorët do të sillte fundin e njerëzimit.
“Nëse ne i dërgojmë shpesh mesazhe, me qëllim që të kemi vëmendjen e një civilizimi më inteligjent, ky civilizim mund të mos ketë qëllime të mira ndaj nesh”, u shpreh Walkowicz.
Por, nga ana tjetër ajo pranoi se ekziston edhe mundësia që alienët ta ndihmojnë botën tonë.
“Kontakti me UFO-t mund t’i japë fund njerëzimit, por edhe mund të shtojë cilësinë e jetës në Tokë. Nuk mund ta dimë me siguri”, tha astrofizikania.
Edhe Stephen Hawking mendon se ne po luajmë me zjarrin duke u munduar që të kontaktojmë jashtëtokësorët. Ai beson se nëse alienët e zbulojnë planetin tonë, mund të duan ta pushtojnë ose kolonizojnë atë.
Top Channel