Zebra gllabërohet nga krokodili – Foto

08/02/2017 00:00

Foto të frikëshme që fiksojnë momentin kur koka e një zebre ka mbetur jashtë gojës së një krokodili, ndërkohë që është gllabëruar nga bisha e uritur.

Predatori i madh përpin prenë e tij, trupi i të cilës shërben si një drekë e bollshme për të. Fotografitë janë bërë në Rezervën Kombëtare Maasai Mara, në Kenia, nga fotografi Subramanian Sridharan.
 
Në foto shfaqen edhe dy krokodilë të tjerë, që kërkojnë ti marrin prenë të parit, por ai nuk fal asgjë dhe lufton me egërsirat ë tjera derisa gllabëron të gjithë zebrën.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel