Prej gati tre vitesh qyteti i Mosulit ishte nën “kthetrat” e ISIS dhe në rrugë dëgjoheshin vetëm të shtëna kallashnikovi, por tashmë qyteti është çliruar dhe dalëngadalë jeta po i kthehet normalitetit.

Të shtënat e kallashnikovit u dëgjuan sërish, por këtë herë u qëllua në ajër, në shenjë festimi për martesën e Jassem dhe Rana.

Për dy të rinjtë, 20 dhe 18 vjeç ishte dita më e bukur e jetës. Rrugët këtë herë u pushtuan nga boritë e makinave dhe nga festimet, madje atyre iu bashkua edhe një oficer i ushtrisë iraniane, i cili braktisi postin për t’u përfshirë me karvanin.

Kjo ishte dasma e parë e vendasve me festime të tilla që prej qershorit të vitit 2014, kur ISIS mori kontrollin e qytetit dhe ndaloi këngët e vallet, duke detyruar banorët t’i përmbahen rregullave të tyre të rrepta.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel