1997-ta, pavarësisht se për shqiptarët cilësohet ende viti i mbrapshtë, ka qënë viti që ka shënuar një kthesë në nivelin botëror kulturor, me një sërë ndryshimesh pas së cilit bota nuk ka qënë njësoj.

20 vite më vonë, rikujtojmë protagonistët e skenave muzikore, televizive, kinematografike, dhe kronikë për të parë një seri ndryshimesh që janë të dukshme dhe sot.

Loja
Ishte viti i kafshëve virtuale, Tamagotchi, Nano Pet dhe Giga Pet u bën në një farë kuptimi pararendës të smartphone.

Teknologjia
Duke qëndruar sërish pak a shumë në temën e smartphone, Steve Jobs u rikthye në Apple si drejtues pasi e la kompaninë 12 vite më parë. Që atëherë e tutje teknologjia që njihnim nuk do të ishte më e njëjta, për fat të mirë.

Fuqia e femrave
Spice Girls ishin grupi më i famshëm në botë, dhe albumi i tyre, Spice, ishte më i shituri i vitit. Nëse sot flasim për feminizmin dhe fuqinë e femrës, një kontribut të vogël e kanë dhe këto pesë vajza.

South park
Filmi i animuar, i krijuar nga Matt Stone dhe Trey Parker, u shfaq në SHBA në Comedy Central, dhe në pak kohë u bë seria televizive më kontroverse që është transmetuar ndonjëherë në ekran.

Brad Pitt kthehet në piacë
Ishin një nga çiftet për tu pasur zili, por si shumë histori që na kanë bërë të ëndërrojmë, dhe kjo erdhi në fund. Brad Pitt dhe Gwyneth Paltrow ndahen pas dy vitesh e gjysëm lidhje.

Barbie Girls
Grupi Aqua publikon këngën Barbie Girl që u bë një hit menjëherë. Por më pas… asgjë.

J.Lo
Jennifer Lopez interpretoi rolin e Selena Quintanilla Perez, në filmin Selena të Gregory Nava, e perqëndruar në jetën e këngëtares meksikane që u vra në moshën 24-vjeçare nga menaxheri i saj. Interpetimi ishte kaq bindës sa Jennifer u kandidua për Golden Globes. Edhe pse nuk fitoi karriera e saj filloj të ngjitej me shpejtësi.

FOTO GALERI
2/7
Rikthimi i Steve Jobs

Top Channel