Sulm me makinë, viktima e të plagosur në Australi

20/01/2017 00:00

Tre viktima e rreth 29 të plagosur është ky bilanci i një sulmi me makinë në qendër të Melburnit, jo shumë larg zonës ku këto ditë po mbahet kampionati i tenisit Australian Open.

Pamjet dhe dëshmitë sugjerojnë për një akt të qëllimshëm dhe personi në drejtimin e automjetit që përplasi kalimtarët në trotuar është vënë në pranga nga policia.

Ai është një 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur. Gjithsesi për hetuesit motivacionet nuk janë terroriste.

“Mendojmë se ngjarja është e lidhur me një sulme të menjëhershme me thikë në jug të Melburnit. Agresori 26-vjeçar është ndaluar dhe nuk përbën kërcënim të mëtjeshëm për publikun”.

Po i njëjti person ishte përfshirë në një tjetër sulm së bashku me vëllain e tij në orët e para të ditës në periferinë e Melburnit.

Besohet se ai mori peng një grua në automjetin e tij, duke e liruar atë para se ti drejtohej qendrës ku sulmoi fillimisht kalimtaret në arterien tregtare të “Bourke Street”.

Më pas, shkoi drejt stacionit hekurudhor të Flinders Street, ku edhe u plagos në krah e u arrestua nga policia. Mes viktimave është edhe një fëmijë i porsalindur, ndërsa 5 prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

I riu nuk ishte i panjohur për policinë dhe autoritet shëndetësore, por problemet me drogën dhe ato psikiatrike.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel