Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së martë. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, me vlerat minimale që pritet të zbresin deri në 16°C, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 37°C në qarqet e Beratit dhe Elbasanit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Ndërkohë, në zonat bregdetare pritet valëzim i forcës 1–2 ballë, duke krijuar përgjithësisht kushte të qeta në det.

Sipas SHMU-së, kushtet atmosferike pritet të mbeten të qëndrueshme gjatë ditës, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e radhës për zhvillimet e motit.

Top Channel