Austri, arrestohet shqiptari i dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist

20/01/2017 00:00

Policia austriake ka arrestuar një shqiptar gjatë së premtes, me dyshimet se kishte planifikuar një sulm me bombë në Vjenë.

Lajmi u dha nga një zëdhënës i policisë, i cili shtoi se personi ishte arrestuar në një apartament të Vjenës nga forcat speciale rreth orës 18 të pasdites së sotme. Ndalimi i tij vjen si pasojë e paralajmërimeve që kishin dhënë shërbimet sekrete të huaja ndaj autoriteteve austriake për një sulm të mundshëm.

“Ka pasur të dhëna të vazhdueshme mbi një sulm të planifikuar në kryeqytetin tonë gjatë ditëve të kaluara”, tha ai.

Një sulm terrorist në një treg Krishtlindjeje në Berlin u mori jetën 12 personave në dhjetor. Agresori, i cili ishte një azilkërkues nga Tunizia të cilit i ishte refuzuar e drejta e azilit, u qëllua për vdekje në Milano vetëm 4 ditë më vonë.

Gazeta austriake “Krone” tha se një grup islamikësh radikalë me prejardhje nga Shqipëria kishin planifikuar nëj sulm në Vjenë mes 15 dhe 30 janarit. Megjithatë, nuk bëhet asgjë e ditur mbi burimet e këtij raporti.

I arrestuari ishte nën monitorimin e forcave speciale që pas hyrjes në Austri të premten në mëngjes, thuhet në gazetën “Krone”, ai kishte krijuar një pajisje shpërthyese në Gjermani dhe planifikonte ta përdorte atë në Vjenë, sipas kësaj medieje.

“Rasti i sotëm tregon edhe një herë se Austria nuk është një ishull i bekuar”, mësohet të ketë thënë ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB